Sport

Nga Spanja në Turqi, “Ferrari” Sadiku tani “parkohet” në… Bolivi, sulmuesi shqiptar gjen marrëveshjen me…

23 Janar 2021, 23:21 Nga DOSJA
Nga Spanja në Turqi, “Ferrari” Sadiku tani

BOLIVI– Nga Malaga në Spanjë, më pas erdhi transferimi në Turqi te Erzurumspor, u mendua se karriera e Armando Sadikut do të ishte në rritje por nuk ndodhi e tillë. Sikurse njoftohet nga mediat turke futbollisti ka prishur me konsensus kontratën me Erzurumsporin, pasi nuk arriti të përshtatej dhe të linte gjurmë gjatë gjashtë muajve të parë të sezonit në Superligën turke.

Duket e pabesueshme, por 29-vjeçari, sipas lajmeve që vijnë nga Amerika Latine, do të jetë pjesë e Club Bolivar, në Bolivi.Vëtë klubi në fjalë ka postuar një kolazh pamjesh në Twitter me golat e Sadikut, për të treguar se çfarë sulmuesi cilësor ka arritur të sigurojë.

Bienvenido @armandosadiku, 29 años, delantero potente que se destacó en ligas importantes de Europa anotando más de 100 goles en España, Suiza, Polonia y Turquía. Selección Albania. Primer albanés ?? en llegar a Bolivia ??.
Nos vamos armando para #BolivarCentenario pic.twitter.com/1sOgcMDxb2

— MarceloClaure (@marceloclaure) January 23, 2021

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport club bolivar sadiku club bolivar sadiku

Sondazh

Poll