Sport

VIDEO/ Mes mungesave dhe pandemisë, Real Madrid nuk pyet për Alaves-in, madrilenët bëjnë…

23 Janar 2021, 22:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Mes mungesave dhe pandemisë, Real Madrid nuk pyet për

SPANJË-Real Madrid bën detyrën përballë Alaves. Takimi i javës së 20-të të La Ligas, madrilenët triumfuan me shifrat 4-1, duke mos e diskutuar për asnjë moment triumfin.Pa Zidane në stol për shkak se francezi është infektuar me COVID-19, futbollistët u drejtuar nga ndihmës trajneri Bettoni. Reali e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola me autorë Casemiron, Benzemanë dhe Hazardin.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 59-të, Joselu dha një shpresë për vendasit me golin e 1-3, por vetëm 18 minuta më vonë Benzema realizoi të dytin personal në këtë ndeshje dhe të katërtin për Realin, që rigjen disi qetësinë pas një serie rezultatesh negative. Reali me këtë sukses shkon në kuotën e 40 pikëve, katër më pak se Atletico, që ka edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alaves real madrid alaves real madrid

Sondazh

Poll