Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Ndërkombëtarët do të kërkojnë njohjen e Kosovës, vendi duhet të përgatitet për presion

24 Janar 2021, 13:22 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç:

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me zgjedhjet e  parakohshme në Kosovë. Vuçiç është shprehur se sipas tij ato parti që do ti qëndrojnë idesë së bashkimit me Shqipërinë mund të jenë fituese. Gjithashtu, ka shtuar se do të ketë presionin nga ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës nga Serbia për të evituar krijimin e ”Shqipërisë së Madhe.”

”Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presion të rëndë,”– tha Vuçiç.

Po ashtu, Vuçiç ka thënë se një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim.

“Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje. Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president. Atëherë ata do të kishin atë koalicion për Shqipërinë e Madhe, “– tha Vuçiç sipas Vijesti.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic per kosoven zgjedhjet e parakohshme në kosovë aleksander vucic per kosoven zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll