Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ KQZ: Auditim partive për fondet e shpenzuara, ekspertë kontabël për çdo subjekt politik

2 Maj 2019, 13:36 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ KQZ: Auditim partive për fondet e shpenzuara,

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përsëritur sot apelin drejtuar ndaj ekspertëve kontabël të licensuar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), që të shfaqin interes dhe të aplikojnë pranë KQZ-së për të audituar partitë politike.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se, “Në mbështetje të nenit 91, të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të emërojë me short për çdo subjekt zgjedhor, ekspertë kontabël të liçensuar të cilët do të auditojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjekte zgjedhore për fushatën zgjedhore.

Njoftimi i KQZ:

Tiranë më 02.05.2019

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Në zbatim të nenit 91 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të auditojë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjithashtu, ligji “Për partitë politike” i ndryshuar me ligjin nr. 90/2017, e ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikqyrjen e financimit të partive, gjatë fushatës zgjedhore.

Bazuar në rëndësinë e veçantë të transaprencës së fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, i bëjmë apel ekspertëve kontabël të licensuar dhe ekspertëve financiarë, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj, për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.

Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël të licensuar dhe ekspertët financiarë, KQZ në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Partitë politike, i ndryshuar, do të emërojë me short, një numër të mjaftueshëm ekspertësh financiar për të monitoruar fushatën zgjedhore dhe ekspertësh kontabel të licensuar, për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara për zgjedhjet e 2019.

Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet, të plotësojnë edhe kriteret e përcaktuara në Udhëzimet e KQZ-së, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit.

Ndër të tjera, ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë KQZ-së:

1- Kërkesë aplikimi;

2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.

Të gjithë ekspertët kontabël licensuar dhe ekspertët financiarë të cilët plotësojnë kriteret, janë të lutur të aplikojnë pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj dhe të kontribuojnë në realizimin e kësaj detyre të përbashkët që na ngarkon ligji.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet audtimi i partive drilona hoxhaj kqz zgjedhjet lokale audtimi i partive drilona hoxhaj kqz zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll