Aktualitet

Sherr me familjarët e gruas, vret veten 30-vjeçari në Klos (Emri+Foto)

2 Maj 2019, 12:47 Nga DOSJA
Sherr me familjarët e gruas, vret veten 30-vjeçari në Klos

KLOS- Një 30-vjecar vrau veten këtë të enjte në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjne me dije  se një 30-vjecar, i identifikuar si Ari Hoxha, ka shkuar pranë njerëzve të bashkëshortes pas një konflikti, dhe me vete mbante një armë automatik.

Të njëjtat burime shtojnë se për ngjarjen ishte njoftuar policia dhe në momentin që ka mbërritur aty, ka gjetur rreth 150 metra larg banesës trupin e pajetë të 30- vjeçarit. 

“Shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha”, shton Policia në njoftimin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos morën informacion nga qyetarët se shtetasi në kërkim Ari Hoxha, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gurrë, i armatosur po shkonte në drejtim të banesës së bashkëshortes, në fshatin Plan i Bardhë Klos.

Shërbimet e Policisë të Stacionit Klos u nisen menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos kanë kërkuar përforcime dhe kanë rrethuar në distancë banesën.

Në pritje të ardhjes së përforcimeve nga DVP Dibër, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Matit është në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ari hoxha klos sherri sherri ne familje vret veten 31 vjecari ne klos ari hoxha klos sherri sherri ne familje vret veten 31 vjecari ne klos

Sondazh

Poll