Bota

Qëndroi 306 ditë në spital/ Shërohet nga koronavirusi 74-vjeçari britanik

24 Janar 2021, 08:02 Nga DOSJA
Qëndroi 306 ditë në spital/ Shërohet nga koronavirusi

BRITANI- Një 74 vjeçar nga Britania e Madhe, i cili ka qëndruar për 306 ditë në spital për si pasojë të koronavirusit për fat të mirë është shëruar. TheGuardian, shkruan se bëhet fjalë për avokatin i në pension Jeffrey Woolf, i cili nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.

Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

Mësohet se pasi, doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jeffrey woolf jeffrey woolf

Sondazh

Poll