Bota

Johnson telefonatë me Presidentin Biden: Mezi pres që të përmirësojmë aleancën midis dy vendeve

23 Janar 2021, 22:04 Nga DOSJA
Johnson telefonatë me Presidentin Biden: Mezi pres që të

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson ka kryer një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Joe Biden. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Johnson me anë të një postimi në Twitter. Ai ka shkruar se është i lumtur që ka folur me Presidentin Biden dhe se mezi pret që të përmirësojë aleancën midis dy vendeve.

“I gëzuar që fola me Presidentin Joe Biden këtë mbrëmje. Unë mezi pres që të përmirësojmë aleancën midis dy vendeve tona ndërsa ne drejtojmë një rikuperim të gjelbër dhe të qëndrueshëm nga COVID-19,” shkroi ai.

Great to speak to President @JoeBiden this evening. I look forward to deepening the longstanding alliance between our two countries as we drive a green and sustainable recovery from COVID-19. pic.twitter.com/Y4P3G74PPz

— Boris Johnson (@BorisJohnson) January 23, 2021

Kjo është biseda e parë mes dy udhëheqësve. Joseph Biden Jr është betuar në datë 20 janar para ndërtesës së Kapitolit, me dorën mbi Biblë duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson joe biden boris johnson joe biden

Sondazh

Poll

Bota 23 Janar 2021, 19:00

BELGJIKË- Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur APNews, ku shkr...