Bota

Bie Facebook! Mijëra përdorues në SHBA dhe Europë hasin probleme, iu bllokohet faqja, në profile shfaqen video pornografike

23 Janar 2021, 08:26 Nga DOSJA
Bie Facebook! Mijëra përdorues në SHBA dhe Europë hasin

SHBA-Me mijëra përdorues, në SHBA dhe në Europë, nuk kanë mundur të futen në llogaritë e tyre të Facebook. Ky problem ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm. Përdoruesit shprehen se aplikacioni nuk ia ka pranuar fjalëkalimin e në raste të tjera video pornografike ishin shfaqur në faqet e tyre.

Sipas “Downdetector”, e cila monitoron rrjetet sociale, të paktën 4800 persona kanë raportuar në faqe se nuk arrinin të futeshin në llogaritë e tyre. Ky problem ka prekur shumë persona në mesnatë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë.

Besojmë se ky problem ka ardhur si pasojë e ndryshimit të konfigurimeve. Ne jemi duke punuar për t’i kthyer sërish gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”, reagoi me anë të një deklarate kompania.

‘Daily Mail’ shkruan se shqetësimet e qytetarëve në lidhje me videot pornografike nuk kanë marrë përgjigje nga ana e kompanisë së ‘Facebook’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bie facebook bie facebook

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2021, 20:41

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e ...