Art&Argëtim

VIDEO/ Kompeticioni i Violinës në Lituani, shpallen kandidatët për të fituar çmimin e parë prej dhjetë mijë eurosh, mes

23 Janar 2021, 17:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Kompeticioni i Violinës në Lituani, shpallen kandidatët

LITUANI- Kompeticioni ndërkombëtar i violinës në Lituani, Jascha Heifetz ka shpallur ditën e sotme gjysmëfinalistët. Lajmin e ka bërë të ditur The Violin Channel ku shkruan se gara për fituesin e konkursit ndërkombëtarë ka nisur në datë 18 janar dhe do të përfundojë në 25 shkurt. Gara zhvillohet në 3 raunde ku gjysmë finalja do të mbahet në 2 shkurt ndërsa finalja do të mbahet në 24 dhe 25 shkurt. Një ndër gjysmëfinalistët që është përzgjedhur është edhe Elvin Hoxha me origjinë shqiptare, i cili jeton në Turqi. Elvin Hoxha është djali i muzikantit shkodran Hajredin Hoxha.

Ky konkurs është i hapur për të gjithë violinistët nga e gjithë bota, të cilët janë nën 26 vjeç. Fituesi i çmimit të madh do të marrë 10,000 euro me vete. Juria e këtij konkursi përbëhët nga violinistë të famshëm si Gidon Kremer, Isabelle Van Keulen, Sergej Krylov, Rūta Lipinaitytė, Svetlana Makarova dhe Rusnė Mataitytė. Ndërkohë që gjysmëfinalistët janë 17 nga disa vende të botës.

Gjysmëfinalistët janë:

Yoshie Okura (Japoni)
Mayu Ozeki (Japoni)
Pauline Van Der Rest (Belgjikë)
Saulė Buikaitė (Lituani)
Leonard Toschev (Gjermani)
Qingzhu Weng (Kinë)
Amia Janicki (Zvicër)
Lorenz Karls (Suedi)
Giuseppe Gibboni (Itali)
Marija Pranskutė (Lituani)
Jevgēnijs Čepoveckis (Letoni)
Manon Galy (Francë)
Jackie Tso (Shtetet e Bashkuara)
Eva Rabchevska (Ukrainë)
Jason Moon (Shtetet e Bashkuara)
Javier Comesaña (Spanjë)
Elvin Hoxha Ganiyev (Azerbajxhan / Turqi)

(I.A.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture jascha heifetz konkurs violine pauline van der rest yoshie okura jascha heifetz konkurs violine pauline van der rest yoshie okura

Sondazh

Poll