Art&Argëtim

“Më akuzonin se drogohesha”/ Aktorja rrëfen periudhën e vështirë, Ema Andrea: Duhet të kem bërë gabime…

22 Janar 2021, 15:35 Nga DOSJA
“Më akuzonin se drogohesha”/ Aktorja rrëfen periudhën

TIRANË– Aktorja Ema Andrea ka folur lidhur me jetën e saj, duke u shprehur se nuk ka qënë e lehtë dhe se shpesh herë është gjykuar nga të tjerët. E ftuar në emisionin “Historia Ime”, ajo ka rrëfyer se ka pasur mbështetje vetëm nga familja, por se kishte edhe të tjerë që e shihnin si “target seksual”. Ndër të tjera, ajo është shprehur se ka dëgjuar edhe thashetheme, nga më të çuditshmet, për veten e saj. 

“Një grup i madh njerëzish të cilët donin të shihnin më në fund atë gruan në qoshe ku ne mund t’i biem, ku mundet shumë mirë të jetë dhe një target seksual duke e luftuar, flustruar, duke nxjerrë emra, përemra, drogohet etj. Duhet të kem bërë gabime sidomos në komunikim në atë periudhë, por kur e mendoj kam thënë ndonjë fjalë, jo ndonjë, kam thënë… Jam mbyllur shumë në vetvete, harrova të qaja dhe nisa nga e para që do të thotë artin e mbajta me vete, studiova dhe punova çdo punë tjetër pa asnjë paragjykim, shitëse, llogaritare, ndonjëherë përktheja, e mora me shumë përulësi jetën, nuk mund të hyja dot në asnjë institucion artistik, ky ishte dhe rasti për mos të të futur,”-tha ajo ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E SAJ:

Më ka mbështetur shumë vëllai, motra, mama, por natyrisht as unë atyre nuk ia kam shkarkuar krejt atë. Pothuajse nuk e dinin lodhjen time. Një grup i madh njerëzish të cilët donin të shihnin më në fund atë gruan në qoshe ku ne mund t’i biem, ku mundet shumë mirë të jetë dhe një target seksual duke e luftuar, flustruar, duke nxjerrë emra, përemra, drogohet etj. Duhet të kem bërë gabime sidomos në komunikim në atë periudhë, por kur e mendoj kam thënë ndonjë fjalë, jo ndonjë, kam thënë… Jam mbyllur shumë në vetvete, harrova të qaja dhe nisa nga e para që do të thotë artin e mbajta me vete, studiova dhe punova çdo punë tjetër pa asnjë paragjykim, shitëse, llogaritare, ndonjëherë përktheja, e mora me shumë përulësi jetën, nuk mund të hyja dot në asnjë institucion artistik, ky ishte dhe rasti për mos të të futur. Jam lutur vetëm për këtë punë dhe jo më, të tjerat i bëra vetë. Momenti i kthesës i madh, kësaj qetësie se çfarë do ndodhë muajin tjetër edhe financiarisht, ka qenë momenti kur u pranova si e brendshme në Universitetin e Arteve, pedagoge dhe do të vazhdoj të jem mirënjohëse që më në fund më njohën vlerën dhe më vlerësuan për vlerën që dhashë. Edhe aty do ketë pasur luftë por ka gjithandej mendime të kundërta. Kjo ka qenë kthesa e madhe e jetës sime dhe vazhdoj të jem mirënjohëse drejtueseve, ne i themi burrni, por natyrisht ishte një raport profesional i vërtetuar nga të dyja anët për dedikimin dhe punën. Unë kisha studiuar për të dhënë lëndën, kisha studiuar jashtë me të gjitha vështirësitë, për të krijuar lëndën për të cilën u pranova që ishte lënda e tmerrshme e lëvizjes, plastikës, e trupit, lënda që ohh e papranueshme. Tabu, e paragjykuar është si aset për aktorët akoma. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ema andrea ema andrea

Sondazh

Poll