Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin, tregon pse u nda nga babai i Sarës: Kisha kërkesa të tjera, e kuptoja bot
22 Janar 2021, 15:32Nga DOSJA
TIRANË– Aktorja Ema Andrea ka folur për herë të parë lidhur me jetën e saj privare dhe momentin e ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë, Sarën.
E ftuar në ftuar programin “Historia ime”, Andrea ka treguar se ndarja kishte ardhur për shkak se ajo nisi ta kuptonte jetën ndryshe, dhe kishte kërkesa të tjera. Ajo shton se i vetmi “peng” që ka nga ajo periudhë është fakti që dëshpërimin e saj, ia kaloi edhe të bijës.
“Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar. E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar,”-tha Ema Andrea.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Aktorja Ema Andrea ka treguar detaje nga jeta e saj private, duke u kthyer pas në kohë, pikërisht në mometin kur mori vesh lajmin se priste një fëm...
TIRANË– Këngëtari i njohur Redon Makashi ka rrëfyer se në Egjipt, teksa ka qënë së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Dashnor Dikon kanë mbjellë pemë. Gjatë i...
GREQI- Ushtarët grekë provokojnë sërish! Tre të rinj të veshur me kamuflazh kanë filmuar një video në “Tik Tok” me këngën e një reperi shqiptar në sfond. Bëhet ...
Kujt nuk i pëlqen një histori e bukur dashurie? Sidomos kur përfshin personazhe të famshëm! Por me aq shumë punë dhe intriga, Hollywood-i mund të jetë një vend ...
Publikohen disa foto të rralla që i përkasin periudhës së Luftës së Parë Botërore, (në vitet 1914 – 1917), të cilat na paraqesin disa imazhe të panjohura të luf...
TIRANË- Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në n...
TURQI– Ditën e sotme Tayna ka marrë surprizën më të bukur të jetës së saj në urën e Bosoforit, në Turqi. Ajo ka ndarë një video në Instagram duke treguar...