Aktualitet

Parashikohet erë e fortë në 48 orët e ardhshme, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit në Vlorë

23 Janar 2021, 09:16 Nga DOSJA
Parashikohet erë e fortë në 48 orët e ardhshme, pezullohet

VLORË- Është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë, për shkak të motit të keq.

Kapiteneria detare njofton se në 48 orët e ardhshme parashikohet erë e fortë. Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin Jug-Jugperëndim me kushtet e mëparshme.

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në Portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin Jug-jugperëndim forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës; Jashtë gjirit të Vlorës: Era dhe deti në drejtimin Jug-jugperëndim forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar! Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin Jug-Jugperëndim me kushtet e mëparshme. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 26.01.2021 ora 06:00”, njofton kapiteneria.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapiteneria e vlores pezullohen lundrimet e anijeve te vogla vlore kapiteneria e vlores pezullohen lundrimet e anijeve te vogla vlore

Sondazh

Poll