Aktualitet

FOTOT/ Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy Inspektorët në Kamëz lejonin ndërtimet pa leje! Operacioni ‘fundos’ dy sho

23 Janar 2021, 08:51 Nga DOSJA
FOTOT/ Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy Inspektorët

KAMËZ– Dritan Nikolli dhe Ermal Baci janë dy punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz të cilët kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë shpërdoruar detyrën e tyre. Në kuadër të operacionit ‘Supervizori’ i cili ka vijuar për gjashtë muaj me radhë, dy anëtarët e Partisë Socialiste në Bashkinë Kamëz lejonin që në zonë të ndërtoheshin punimet pa leje në këmbim të shumave monetare.

Të dy personat me detyrë Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit u kanë kërkonin dhe u merrnin shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi. Dritan Nikolli është i deleguari i PS-së për Laknasin. Ndërsa, Ermal Baci është komisioner i PS dhe ka shërbyer në disa qendra votimi në Kamëz. Në fotot e publikuara në Facebook, ata shihen së bashku në takimet që bënin dhe me persona të tjerë, ndoshta anëtarë të partisë së majtë.

Policia ende po vijon punën për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne kamez dritan nikolli ermal baci kamez punonjesit e inspektoriatit te mbrojtjes se territorit spak arrestime ne kamez dritan nikolli ermal baci kamez punonjesit e inspektoriatit te mbrojtjes se territorit spak

Sondazh

Poll