Aktualitet

Shpërthen makina ‘Porsche’ e biznesmenit në Tiranë, autorët i futen në garazh dhe i vendosin tritol. Pronari: Nuk kam d

23 Janar 2021, 07:20 Nga DOSJA
Shpërthen makina ‘Porsche’ e biznesmenit në Tiranë,

TIRANË–Një mjet tip ‘Porsche’ ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Qesarakë në Tiranë. Mjetit iu vendos lëndë eksplozive, tritol nga një person ende i paidentifikuar. Mjeti ishte në pronësi të Saimit Nasit, biznesmen në fushën e ndërtimit. Makina ndodhej e parkuar në garazhdin e pallatit të Nasit, në momentin që ka shpërthyer.

Biznesmeni u tregua i rezervuar duke thënë se nuk kishte dyshime për persona të tjerë që mund t’i kenë vënë tritolin. “Nuk kam dyshime. Deklarimet e tjera i kam dhënë në polici”, tha Nasi.


Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar vetëm dëme materiale. Dosja.al mëson se biznesmeni nuk është person me precedentë kriminale të mëparshme. Policia po vijon hetimet për ngjarjen e plotë të shpërthimit si dhe për gjetjen e autorit/ëve.

(A.B/kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saimir nasi shperthen makina ne fresk saimir nasi shperthen makina ne fresk

Sondazh

Poll