Aktualitet

HARTA LIVE/ Shiu dhe dëbora të pranishme në territorin e Shqipërisë! Era e fortë pezullon lundrimin në Vlorë, bien gurë

23 Janar 2021, 06:39 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Shiu dhe dëbora të pranishme në territorin e

TIRANË– Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në disa akse të vendit. Rruga Bajram Curr-Valbonë është bllokuar nga inertet të cilat kanë rënë në aks për shkak të reshjeve. Ndërkohë akset e tjera rrugore janë të kalueshme normalisht nga automjetet.

Ndërkohë në Vlorë janë bllokuar lundrimet për shkak të erës së fortë. Kapiteneria detare ka njoftuar se në 48 orët e ardhshme parashikohet akoma më shumë erë e fortë. Përmirësimi i motit në det do të jetë me datë 24 në orët e para të ditës por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin Jug-Jugperëndim.  Po ashtu, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke bllokuar rrugën Bashaj-Vërmik Vlorë, e cila lidh dy fshatrat.

Sipas IGJEUM,  në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet në kushte të paqëndrueshme, ku priten rreshje shiu intensive, të cilat do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Meteoalb parashikon që disa zona do të mbulohen dhe nga dëbora në orët në vijim. Vranësira të dendura të cilat herë pas here sjellin reshje shiu e dëbore dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita dhe kryesisht mbrëmja sjellin intesifikim të reshjeve në territor. Reshjet do jenë kryesisht shi për shkak të rritjes së temperaturave.  Temperaturat e ajrit sërisht në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 13°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 23 janar 2021 moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 23 janar 2021

Sondazh

Poll