Aktualitet

PRINCI-MENTESHA/ Kush është Antonio Gallo, i besuari i Ndrangheta-s që zotëron kompani e karburante në Itali, prokurorët:

22 Janar 2021, 20:23 Nga DOSJA
PRINCI-MENTESHA/ Kush është Antonio Gallo, i besuari i Ndrangheta-s

ITALI– Antonio Gallo, është në qendër të lajmeve të kronikës në Shqipëri e në vendin fqinj, ‘Princi’ i Ndrangheta-s që ka trazuar ujërat e mafias dhe politikës në të dyja vendet fqinje. Mediat italiane i kanë kushtuar më shumë vëmendje profilit të Gallos, i cili ka hapur dhe një bzines në zemër të ish-Bllokut në kryeqytet me emrin ‘Gallo Albania’.

“Princi” Antonio Gallo rezulton që të ketë në Itali karburante me emrin Gallo dhe një kompani për parandalimin e aksidenteve në Sellia. Për prokurorin publik të Catanzaro Nicola Gratteri që po ndjek dhe operacionin “Profil i Ulët” në Crotone, Gallo është një njeri i paskrupullt.

“Ndrangheta ka gjithnjë e më shumë marrëdhënie me biznesin dhe politikën. Figura kryesore është Antonio Gallo, një njeri i paskrupullt, i aftë të ketë kontakte të ngushta me njerëz që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, politikën dhe Ndrangheta-n. ai ka zgjeruar gjerësisht aktivitetin e tij si sipërmarrës,”- thotë prokurori.

Ai shton se gjatë kontrollit në shtëpinë e Gallos kanë gjetur miliona euro në kesh, që ende nuk kanë mbaruar së numëruari, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 24 orë nga arrestimi i Princit dhe dhjetëra ora Rolex e makina super luksoze.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij gjetëm miliona para që ende nuk kanë mbaruar së numëruari, dhjetëra Rolex dhe makina luksoze, me vlerë qindra miliona euro. Ai ishte një sipërmarrës mesatarisht i vogël, por kjo dëshirë për t’u rritur e çoi atë në Reggio Calabria, për t’u kthyer në mikun e familjeve ‘Ndrangheta për të organizuar fushatën elektorale të Z. Talarico,”– tha prokurori.

“Princi” ishte “mentesha” midis politikës dhe klanit ‘Ndrangheta’, por gjithashtu një ndërmjetës midis botës së biznesit dhe klaneve. Ai ishte i aftë për të bërë të ‘BOSS’-ët të shkëlqejnë dhe të arrijën synimet e tyre.

Por brenda grupit të Princit ka pasur edhe të penduar e bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë zbuluar edhe detaje në lidhje me udhëheqjen e Gallos. Janë shtatë të penduar që përcaktojnë rolin udhëheqës të Antonio Gallo brenda shoqatës mafioze. 

Në fakt, ai njeh bosët e bandave të ndryshme dhe me ta lidhet drejtpërdrejt, duke u pritur personalisht nga drejtuesit e grupeve dhe duke folur me ta në një pozicion të hierarkisë disi të ‘zbutur’. Ai është edhe bashkëpunëtor i “Mickey Mouse”, është i lidhur,”- shton ai.

Antonio Gallo është përcaktuar nga vetë ‘të mëdhenjtë’ si “karta e egër”, domethënë, që është i aftë për të regjistruar “të nominuar” dhe për të organizuar një sërë aktivitetesh mashtruese, por edhe për të marrë informacione konfidenciale.

Francesco Mammone, i përshkruan marrëdhëniet midis “princit” Gallo dhe Luciano Babbino, një nga eksponentët kryesorë të klaneve Vallefiorita, si thelbësore.

Një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë, Giuseppe Liperoti, i konsideruar anëtar i Grande Aracri, tregon se është takuar personalisht me Antonio Gallo dhe “që ka dëgjuar shpesh për të nga shefi Mario Donato Ferrazzo (eksponent i klanit homonim) që përshkroi atë si një “djalë të mirë”. 

Në shqipëri Gallo rezultoi të ishte ortak me Henrik Baçin. Ai ka krijuar lidhje të forta në vendin tonë bashkë mëe miqtë e tij. Përgjimet pas afrës 250 milionë euroshe, zbuluan edhe lidhje me zyrtarë të shtetit, tendera e përfitime në mënyrë të paligjshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi megaoperacioni ne itali ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll