Art&Argëtim

“Shkuam për të kënduar, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt”, Redon Makashi tregon eksperiencën e çuditshme:

22 Janar 2021, 13:19 Nga DOSJA
“Shkuam për të kënduar, por përfunduam duke

TIRANË– Këngëtari i njohur Redon Makashi ka rrëfyer se në Egjipt, teksa ka qënë së bashku me Aleksandër Gjokën dhe Dashnor Dikon kanë mbjellë pemë. Gjatë intervistës në emisionin ‘Rudina’, Makashi tregoi se i kishin ngatërruar ftesën nga Ministria e Bujqësisë duke i detyruar që të mbillnin pemë. Punën ata e bënë dhe me paratë që morën blenë nga një aksesor.

Rudina Magjistari: Po çfarë është ai rreth mo Redon?

Redon Makashi: Kjo është marrë në Egjipt, në një jo aktivitet por në punë fizike.

Rudina Magjistari: Që do të thotë?

Redon Makashi: Është një histori shumë e gjatë.

Rudina Magjistari: Me kë ke qenë aty?

Redon Makashi: Kam qenë me Sandrin me Dashnor Dikon, ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar.

Rudina Magjistari: Më trego momentin e blerjes së unazës.

Redon Makashi: Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri s’kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt.

Rudina Magjistari: Realisht shkuat mbollët pemë në Egjipt?

Redon Makashi: Jo nuk pranuam, bëmë një revoltë. Shkuam mes zezakëve, po çne ne këtu, a kemi koncert i thoshim atij të ministrisë, do bëjmë koncert apo jo? Ai pasi bisedoi me ata organizatorët që na kishin ftuar, tha çuna ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh?

Ne s’mund të ktheheshim dot Shqipëri sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë. Dhe si përfundim ato lekët e fundit që na mbetën, se harxhuam dhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, kjo e imja rezistoi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz redon makashi redon makashi

Sondazh

Poll