Art&Argëtim

Merr fund pritja! Gigi Hadid tregon emrin e vajzës së saj, modelja e shkruan me krenari: Mami i …

22 Janar 2021, 08:46 Nga DOSJA
Merr fund pritja! Gigi Hadid tregon emrin e vajzës së saj, modelja e

SHBA– Pritjes i erdhi fundi! Modelja Gigi Hadid ka zbuluar emrin e vajzës së saj.

Vajza e çiftit quhen Khai!  Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate, duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar. Gigi e ndau lajmin e shumëpritur saktësisht katër muaj pasi njoftoi ardhjen e vajzës së tyre në jetë.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur,” –shkroi partneri i saj, Zayn në një status më 23 shtator. “Të provoj të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim,”– shtoi ai.

U desh 4 muaj që ne të mësonim emrin e vogëlushes mirëpo ia vlejti pritja!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gigi hadid gigi hadid

Sondazh

Poll