Aktualitet

Digjet apartamenti në Astir, evakuohen banorët, zjarrfikësja lufton me flakët

21 Janar 2021, 22:16 Nga DOSJA
Digjet apartamenti në Astir, evakuohen banorët, zjarrfikësja

TIRANË– Një apartament është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Mikel Maruli”, në zonën e Astirit. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm.

Ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur fikjen e zjarrit, që ka lënë pas dëme materiale. Grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet e flakëve.

Njoftimi i policisë Tiranë

Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet apartamenti ne astir tirane digjet apartamenti ne astir tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2021, 20:46

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka asnjë lloj informacioni për diplomatin rus, Alexey Krivosheev që sot u shpall ‘non grata’ nga Mi...