Bota

KOSOVË/ KQZ nuk certifikon listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendoje dhe AAK-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e

22 Janar 2021, 08:08 Nga DOSJA
KOSOVË/ KQZ nuk certifikon listën e deputetëve të

KOSOVË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se lista nuk ka marrë votat e mjaftueshme për certifikimin e deputetëve. Ndërkohë në mbledhjen e sotme KQZ, nuk ka certifikuar as listën e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Po ashtu KQZ nuk ka certifikuar as Nismën Socialdemokrate si subjekt zgjedhor. Ndërsa partitë që janë certifikuar pa problem janë  LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.

Ndërkohë, pak më parë, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Kosovë i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Në një dokument të publikuar nga Adnan Rrustemi në radhët e VV-së thuhet se rekomandohet certifikimi i të gjithë kandidatëve.

Po ashtu, KQZ-së, i bën thirrje dhe disa ambasadorë të vendeve më të industrializuara QUINT, që të bëjë certifikimi e kandidatëve që është i përcaktuar me ligj dhe sipas tyre institucioni në fjalë ta kryejë punën pa ndërhyrje.

Ndërkohë që nga radhët e partive që nuk janë certfikuar, përfaqësuesit e tyre kanë deklaruar se do të marrin rrugë ligjore për të kundërshtuar vendimin e KQZ-së.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet tre ditë më parë. Në garë janë 3 kandidatë për kryeministër dhe dy për president.

(I.A;A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aak kqz ldk nisma vv zgjedhjet e parakoheshme ne kosove aak kqz ldk nisma vv zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll