Bota

U la në 30 ditë paraburgim, Navalny apelon vendimin e Gjykatës

21 Janar 2021, 19:53 Nga DOSJA
U la në 30 ditë paraburgim, Navalny apelon vendimin e Gjykatës

RUSI- Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ka apeluar vendimin e Gjtykatës për ta lënë 30 ditë në paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur Interfax, ku shkruan se avokati i Navalny Vadim Kobzev ka thënë se mbrojtja e kritikut të Kremlinit e kanë paraqitur kërkesën e tyre në gjykatë. Mbrojtja e Navalny kërkon që të rrëzohet urdhri i gjykatës së Khimki dhe të nxirret një vendim i ri.

“Avokatët kanë paraqitur kërkesën në gjykatë. Kërkojmë që të rrëzohet urdhri i gjykatës dhe të nxirret një vendim i ri, i cili do ta shfuqizojë mocionin për paraburgim nga shefi i Departamentit të Ministrisë së Brendshme në rrethin e Khimkit”, tha Kobzev.

Alexei Navalny u arrestua në datën 17 janar në Moskë. Arrestimi i tij erdhi në çastet e para që ai zbriti në tokën ruse nga Gjermania ku dhe qëndroi për 5 muaj, që nga helmimi që iu bë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny vadim kobzev alexei navalny vadim kobzev

Sondazh

Poll