Bota

“Amerikanët duhet të mbajnë maska”/ Biden bashkohet me Faucin: Udhëzimet do i merrni nga ekspertët

21 Janar 2021, 21:33 Nga DOSJA
“Amerikanët duhet të mbajnë maska”/ Biden bashkohet

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden u ka bërë thirrje popullit amerikan që të mbajnë maskë për të paktën 100 ditët e parë. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, ku shkruan se Biden gjithashtu nënshkroi disa urdhra të tjerë në mënyrë që të shpërndahet më shpejtë. Ai gjithashtu tha se vendimet për pandeminë do të merren nga ekspertët dhe se ata do t’i bëjnë publike.

“Ky është një ndërmarrje e kohës së luftës. Është një veprim patriotik. Ato janë aq të rëndësishme sa vaksina. Ju do të dëgjoni shumë më tepër nga Dr. Fauci dhe nga ekspertët e shkencëtarët e mirëfilltë”, tha ai.

Këto vendime Joe Biden i ka deklaruar para se të vitne në pushtet. Ai ka thënë se maskat do të jenë të detyrueshme dhe se vendimet do të merren në bashkëpunim me OBSH-në.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne shba joe biden covid ne shba joe biden

Sondazh

Poll