Bota

“I mërzitshëm”/ Reagimet ruse për inagurimin e Joe Biden: Jill është pa sharm, do na mungojë Melanie 

21 Janar 2021, 20:27 Nga DOSJA
“I mërzitshëm”/ Reagimet ruse për inagurimin e Joe

RUSI- Inagurimi i Joe Biden ditën e djeshme mori vëmendjen e gjithë botës. Por jo të gjitha komentet mbi të ishin të mira dhe pozitive. The Independent ka mbledhur disa komente që kanë bërë disa zyrtarë rus.

Gazetarja Olga Skabeyeva tha se Biden nga thirrjet për unitet që duhet të bëntë ai luftoi me mbështetësit e Trump. Këto fjalë të gazetares u mbështetën edhe nga agjentja Marina Butina. Më tej gazetarja e vuri theksin edhe Zonja e Parë Jill ku e quajti atë pa shije dhe sharm.

“Do të na mungojë Melania dhe veshjet e saj fantastike. Jill Biden pa sharm nuk krahasohet”, tha ajo.

Ndërsa deputeti Aleksey Zhuralyev e ka hedhur poshtë fjalimin që mbajti Biden dhe e quajti atë të mërzitshëm.

“Ishte më shumë një vullnet sesa një program politik. Ai ishte i interesuar vetëm për të drejtat e pakicave”, tha ai.

Shkrimtari rus Yevgeny Popov tha se urdhrat e parë të Biden janë qesharakë.

“Shtatëmbëdhjetë ligje të reja anti-Trump. Po kthimi i ushtarëve transgjinorë në ushtrinë amerikane“, tha ai.

Disa zyrtarë të tjerë e krahasuan atë me udhëheqësin rus Leonid Brezhnev ku në fund të mandatiti të tij u bë servil dhe “skllav” i të tjerëve. Ndërsa drejtori i propagandës ruse Vladimir Solovyev tha se e vetmja arsye që Lady Gaga ishte e ftuar të këndonte në inagurim ishte se Biden mund të shqiptonte emrij e saj/ Kryetari i komitetit të punëve të jashtme Konstantin Kosachyov, tha se inaugurimi nuk kishte asnjë festë.

Joseph Biden Jr është betuar ditën e djeshme në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu është betuar dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inaugurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksey zhuralyev jill biden marina butina olga skabeyeva aleksey zhuralyev jill biden marina butina olga skabeyeva

Sondazh

Poll