Aktualitet

Rihapja e dosjes së 21 Janarit, Hoxha: Është kërkuar që të hetojë SPAK

21 Janar 2021, 21:57 Nga DOSJA
Rihapja e dosjes së 21 Janarit, Hoxha: Është kërkuar që

TIRANË– Policia e Tiranës ka kërkyar zyrtarisht hapjen e dosjes dhe rikthimin e hetimeve për 4 të vrarët në protestën e 21 Janarit të vitit 2011.

Sipas një deklarimi të gazetarit  Artan Hoxha në emisionin “Opinion” kjo kërkesë është bërë me qëllim që të evitohej parashkrimi i çështjes,  duke mos lejuar më kryerjen e hetimeve.

Hoxha u shpreh gjithashtu se sipas informacioneve të tij është kërkuar që çështja të hetohet nga SPAK.

“Nëse nuk hapej çështja deri në datën 21, rrezikonte që të parashkruhej dhe nuk kishte më mundësi për ta kryer hetimin. Me këtë që ka bërë policia i ka dhënë një afat 10 vjeçar hetimit të çështjes.  Në dijeninë time është kërkuar që çështjen ta hetojë SPAK, jo prokuroria e Tiranës. Në kohën që ka ndodhur ngjarja, ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duke e hetuar SPAK, do të tentohet të shkohet edhe më lart”.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janar 2011 10 vite nga 21 janar 2011

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2021, 20:46

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka asnjë lloj informacioni për diplomatin rus, Alexey Krivosheev që sot u shpall ‘non grata’ nga Mi...