Aktualitet

“E sollën të pakuruar dhe e lanë në hyrje të pallatit”/ Manastirliu përballet me denoncimin e fortë: Mund të jetë e

21 Janar 2021, 21:49 Nga DOSJA
“E sollën të pakuruar dhe e lanë në hyrje të

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur se mund të ekzistojë si mundësi që mjekët e spitalit Covid 3 kanë lënë poshtë pallatit ku jetonte një të moshuar të sëmurë e në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid-19.

E ftuar në “Opinion”, Manasitrliu u përball me këtë denoncim të fortë, që ia lexoi gazetari Blendi Fevziu dhe shtoi se duhet ta verifikojë këtë gjë, pasi mund të ketë diçka shqetësuese e të vërtetë.

“Përshëndetje zoti Blendi, ju lutem pyeteni pak ministren. Vjehrri im ishte i shtruar në spitalin e Beratit 23 ditë dhe 10 ditë tek Covid 3 në Tiranë dhe është nxjerrë nga spitali i pa shëruar dhe në gjendje shumë të keqe. sitë nqë e sollën, e lanë poshtë pallatit, një person që nuk ishte në gjendje as të ecte. Mjekësia jonë nuk zotëronte një karrozë, për ta sjellë pacientin deri në shtëpi, si ka mundësi që njerëziti nxjerrin nga spitali të pashëruar kur ndërkohë në media dalin dhe flasin për Covid 4 që shërben për rikuperimin e pecientëve mo të përmendim kalvarin që jemi duke ecur në shtëpi për të kontaktuar me mjekët,”- thuhej në denoncim.

“Mund të ketë diçka për tu shqetësuar, mund të ketë,…do më duhet ta verifikoj. Përsa i përket mjekut familjar, është shumë e thjeshtë që të përballesh e ta gjesh atë. Mjafton ta telefonosh e ta kërkosh,”- tha Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2021, 20:46

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka asnjë lloj informacioni për diplomatin rus, Alexey Krivosheev që sot u shpall ‘non grata’ nga Mi...