Aktualitet

21 Janar 2021, 20:46 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka asnjë lloj informacioni për diplomatin rus, Alexey Krivosheev që sot u shpall ‘non grata’ nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

E ftuar në “Opinion”, e pyetur për shkeljet që kishte bërë diplomati rus, i cili sipas Ministrisë së Jashtme nuk kishte respektuar masat anti-Covid, Manastirliu tha se nuk dinte asgjë.

Madje ajo shtoi, se duhet të ishte lajmëruar më parë për këtë temë, në mënyrë që të përgatitej.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: Zonja Manastirliu, më thoni ju lutem, çfarë shkeljeje kishte bërë diplomati?

Ogerta Manastirliu: Zoti Fevziu, po të më kishit lajmëruar, do të isha përgatitur me çdo informacion, nuk i kam informacionet e nevojshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu shpallet non grata diplomati rus ogerta manastirliu shpallet non grata diplomati rus

Sondazh

Poll