Aktualitet

Lufta kundër kanabisit dhe përfshirja e efektivëve, Çuçi: Raste ka plot, uniforma s’e bën të virgjër policin (Paralajm

21 Janar 2021, 20:11 Nga DOSJA
Lufta kundër kanabisit dhe përfshirja e efektivëve,

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka komentuar luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si edhe përfshirjen e efektivë të policisë me krimin e organizuar.

I ftuar në “Radar”, Çuçi tha se çdo segment i policisë që do të tentojë të përfshihet në tilla organizata do të goditet, por shtoi se ka raste të tilla në të gjithë botën.

Ministri shtoi më tej se vetëm se mban uniformën veshur, një efektiv policie nuk është i virgjër, nga pikëpamja e keqbërësit.

Pjesë nga biseda në studio:

Gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, Çuçi foli edhe për vrasjet e pazbardhura në Shqipëri.

Çuçi: Policia është më e organizuar dhe e motivuar edhe për shkak të angazhimit politik të qartë të pakompromis.

Pyetje: Sa thellë është futur krimi i organizuar në polici?

Çuçi: Janë raste sporadike. Policia është e pavarur, ka piramidën e vet. SHÇBA është një strukturë që po e kthejmë në njësi inteligjence. Do të jetë si një strukturë e cila do të godasë çdo segment të policisë që tenton të përfshihen në krim të organizuar.

Pyetje: Ndryshime në kupolën e policisë?

Çuçi: Ka gjithmonë ndryshime, qarkullime. Mund të ketë në dinamikën që ka vetë policia. Sa më takon mua si ministër, unë po them që do të ndëshkoj këdo që do të provohet që ka lidhje me krimin e organizuar, çfarëdolloj krimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi bledi cuci minister i brendshem bledi çuçi bledi cuci minister i brendshem

Sondazh

Poll