Aktualitet

“Dëshmorët e 21 Janarit”/ Artan Hoxha: E di dhe bufi se kush i vrau ata të katër, qëlluan drejtuesit më të lartë në

21 Janar 2021, 18:15 Nga DOSJA
“Dëshmorët e 21 Janarit”/ Artan Hoxha: E di dhe bufi se

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar shpallje “Dëshmorë të Kombit”, katër viktimat e 21 janarit të vitit 2011. I ftuar në “AbcNeës”, Hoxha tha se provat janë fshehur, dëmtuar apo sabotuar qëllimisht në mënyrë që ngjarja të mos zbardhet.

Sipas gazetarit, Aleks Nikën dhe tre të tjerët nuk i ka vrarë një ushtar i thjeshtë i gardës, por shefi i shtabit të njësisë speciale, Agim Llupo dhe drejtuesit më të lartë në hierarki. Hoxha tha se ajo që “kërcet” në këtë çështje është fakti që lajmi u dha nga kreu i grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, me anë të një statusi në Facebook.

Gazetari u shpreh po ashtu se për vite me radhë prokurorët bënë vetëm 15 faqe ndërsa shtoi se po pritej që çështja të parashkruhej.

“Në rast se ajo kërkesë nuk bëhej dje, nga sot nuk do të kishte më asnjë shans për ta hapur më atë dosje. U thoje mirëupafshim, autorëve, urdhëruesve…Pse lajmin e dha kreu i grupit Parlamentar të PS kjo është një gjë që kërcet. Ka pasur një përpjekje për ta hapur dosjen edhe më parë. Ka qenë Tahiri. Provat filmike, mospyetja e personave që duheshin pyetur.  Ata shkuan kur ishte pastruar skena e krimit. Po hetonin turmën. Burri i huj doli e tha janë vrarë nga armë të lehta që nuk janë në inventarin e policisë së shtetit. Hetimi nuk është bërë mirë.

15 volume për dosjen e 21 janari. Në 10 vite hetime, 2 nga katër viktimat sot janë pa autorë. Hekuran Dedën kush e ka vrarë e kupton dhe bufi. Nëse dimë sot kush është vrasësi i Aleks Nikës, përfshirë edhe ish kolegun tonë…Nuk i ka bërë ushtari i thjeshtë i gardës, ka qëlluar gjenerali i gardës. Ka vrarë, shefi i shtabit të njësisë speciale, Agim Llupo.

Kanë vrarë drejtuesit më të lartë në hierarki…Ina Rama u sulmua se nuk zbatoi urdhrin të bënte atë që i thanë. Ina është akuzuar sepse nuk veproi si i thanë. Çfarë bëri Ina Rama? Në këto 8 vite, e di ç’i kishin bërë 15 faqe, dhe prisnin të arrinte data që çështja të parashkruhej. U gjet rruga, që të rihapej dosja, të mos digjeshin afatet, ka edhe 10 vite kohë për 21 janarin, me këtë që ndodhi dje,”– tha Artan Hoxha. 

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u ka akorduar titullin “Dëshmorë të Atdheut”, katër viktimave të 21 janarit, projektligj që e kaloi më në fund, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka kërkuar rihapjen e hetimeve dhe riinspektim të drejtimit të qitjes për ngjarjen e rëndë që la pas katër viktima e gjashtë të plagosur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 vite nga 21 janar 2011 artan hoxha 10 vite nga 21 janar 2011 artan hoxha

Sondazh

Poll