Bota

Kompania Amazon do të ndihmojë Biden në planin e vaksinimit, shefi ekzekutiv: Ne jemi të përgatitur për të ndihmuar përp

21 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA
Kompania Amazon do të ndihmojë Biden në planin e vaksinimit,

SHBA-Kompania Amazon ka deklaruar se do të ofrojë ndihmë në përpjekjen e administratës së Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e vaksinimit masive. Sipas Reuters, me anë të një letre që ka dërguar Deve Clark, shefi ekzekutiv i biznesit, ka aprovuar se ka një  një marrëveshje me një ofrues të kujdesit shëndetësor për të administruar vaksinat në objektet e tij dhe do të nis pasi dozat të jenë të disponueshme.

Përtej ofrimit të vaksinës për punonjësit e Amazon, Clark shtoi: “Ne jemi të përgatitur të përdorim operacionet, teknologjinë e informacionit dhe aftësitë dhe ekspertizën tonë të komunikimit për të ndihmuar përpjekjet e administratës suaj të vaksinimit.”

Oferta vjen, pasi Biden u bë presidenti i 46-të i Shteteve tw Bashkuara. Ai ka vendosur një qëllim të shpërndarjes 100 milion dozave të vaksinave COVID-19 brenda 100 ditëve të tij të para në detyrë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amazona deve clark shba amazona deve clark shba

Sondazh

Poll