Bota

15-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kryej vizitojnë varrin e tij

21 Janar 2021, 09:54 Nga DOSJA
15-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kryej

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidentit, Vjosa Osmanin, së bashku me nënkryetaren e VV-së, Arbërie Nagavci dhe anëtarin e partisë Haki Abazin, kanë shkuar te varri i ish-Presidentit Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Gjatë vizitës së tij në përkujtim, Kutin ka vënë në dukje përpjekjet e presidentit të parë të Kosovës, në insistimet e tij politik dhe përkushtimin institucionale.

“Sot bashkë me Presidenten e Republikës erdhëm që të vendosim një kurorë me lule të freskëta te varri i doktor Ibrahim Rugovës, Presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës nga viti 1992 dhe njëkohësisht Presidentit të parë të Kosovës pas çlirimit tonë. Duke kujtuar insistimin e tij politik, përkushtimin e tij institucional, qetësinë dhe durimin njerëzor”, deklaroi Kurti.

Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës, i cili ka shërbyer nga viti 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar, i njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësisë së Kosovës. Ai ishte bashkëthemeluesit i Lidhjes Demokratike të Kosovës. U zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin albin kurtin

Sondazh

Poll