Bota

Gjermania mund të mbyll kufijtë me vendet fqinje, autoritet: Nëse nuk marrin masa, rregullat do bëhen më të ashpra

21 Janar 2021, 10:09 Nga DOSJA
Gjermania mund të mbyll kufijtë me vendet fqinje, autoritet: Nëse

BERLIN– Gjermania mund të mbyll kufijtë me vendet fqinje. Lajmi është konfirmuar nga shefi i stafit Merkel, Helge Braun, i cili në një deklaratë, ditën e sotme ka thënë se vendi mund të mbyll kufijtë në rast se vendet nuk marrin masa për parandalimin e Covid-19. 

“Gjermania mund të ketë nevojë të mbyllë kufijtë me vendet fqinje nëse ato nuk veprojnë për të frenuar infeksionet e koronavirusit. Rreziku është që kur infeksionet në një vend të rriten, ky mutacion bëhet një variant pothuajse i shumicës dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më. Dhe për këtë arsye rregulla edhe më të rrepta të hyrjes në kufijtë tanë të brendshëm janë të pashmangshme, dhe meqenëse të gjithë nuk e duan atë, është e rëndësishme që ne të veprojmë së bashku tani,”-ka thënë ai.

Në muajin nëntor, të vitit të kaluar, Gjermania ka vendosur masa të rrepta izoluese, duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa në mesin e muajit dhjetor, janë mbyllur shkollat dhe shumica e dyqaneve. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar  2,090,161 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 50,296 pacientë.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne gjermani covid-19 ne gjermanji gjermani covid-19 ne gjermani covid-19 ne gjermanji gjermani

Sondazh

Poll