Bota

Kutin flet me bindje pas vendimit të KQZ-së: Ajo që kemi dorëzuar është lista jonë

21 Janar 2021, 09:15 Nga DOSJA
Kutin flet me bindje pas vendimit të KQZ-së: Ajo që kemi

KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ka bërë homazhe te varri i  homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij, ka folur dhe për vendimin e KQZ-së, për mos lejimin  e tij si kandidatë për deputet.

Në deklaratën e tij Kurti është shprehur i bindur për kandidim e tij, ku ka thënë se lista që ka dorëzuar është ajo që ka vendosur LVV-ja.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të apdejtohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”, deklaroi Kurti

Gjithashtu, ai ka thënë se respekton me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurtin zgjedhjet e parakoshhme ne kosove albin kurtin zgjedhjet e parakoshhme ne kosove

Sondazh

Poll