Bota

Arsyeja pse ngjyra lejla mbizotëronte në inaugurimin e Joe Biden, Clinton: Mesazh simbolik se duhet të bashkohemi

21 Janar 2021, 08:11 Nga DOSJA
Arsyeja pse ngjyra lejla mbizotëronte në inaugurimin e Joe Biden,

SHBA-Gjatë inaugurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, ajo që u vu re ishin dhe ngjyrat e veshjeve.  Zëvendës presidentja e re Harris, ish-Zonja së Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, ishin veshur me të njëjtën ngjyrë vjollcë.

Sipas The indepedent, duket se të tri gratë bënë një deklaratë të përbashkët.  Harris, kishte veshur një fustan e pallto nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kombinoi me dorëza lëkure e taka po të së njëjtës ngjyrë.

Për Harris, ngjyra vjollcë ka një kuptim të veçantë, ajo shpesh është veshur me të gjatë fushatës së saj në 2019 për të nderuar Shirley Chisholm, e cila gjithashtu shpesh vishte vjollcë gjatë fushatës së saj për të bërë historinë si gruaja e parë me ngjyrë që kandidoi për president, duke frymëzuar karrierën e Harris.

Po ashtu, Clinton u vesh me vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla dhe këpucë të zeza. Ajo ka thënë vishet ashtu me një qëllim, pasi sipas saj e dinte se fjalimi që Joe Biden do të mbante do të sillte unitet dhe që donte të dërgonte një mesazh simbolik për bashkim.

“Unë vesha vjollcë me një qëllim, sepse e dija që tema që Presidenti Biden po sillte ishte uniteti. Mendova ndërsa kombinoni të kuqen dhe blu, mënyrën se si ne jemi të ndarë politikisht në vendin tonë. Thjesht doja të dërgoja një mesazh simbolik se duhet të bashkohemi,” tha Hillary Clinton.

Ndërsa, ish-zonja e parë Obama, zgjodhi një kostum me nuancë lejla me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për pamjen e 57 vjeçares. Kjo ngjyrë, është zgjedhur për shkak të simbolit që mban, unitetin mes dy partive.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurimi i joe biden veshja ne inaugurimin e joe biden inagurimi i joe biden veshja ne inaugurimin e joe biden

Sondazh

Poll