Bota

FOTOGALERI/ Dita e parë e Joe Biden si president i SHBA-së

21 Janar 2021, 07:53 Nga DOSJA
FOTOGALERI/ Dita e parë e Joe Biden si president i SHBA-së

SHBA– Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden bëri betimin e tij në një ceremoni tv ndjekur live nga mbarë bota më 20 Janar. Pas ceremonisë së betimit ai ju drejtua zyrës ovale në Shtëpinë e Bardhë ku firmosi urdhrat e parë ekzektutiv.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Biden nënshkroi 17 veprime ekzekutive, 15 do të jenë urdhra ekzekutivë, duke zhbërë kështu veprime të rëndësishme të marra nga administrata e Donald Trump, duke përfshirë ndalimin e ndalimit të udhëtimit nga vendet me shumicë myslimane dhe përfundimin e financimit të ndërtimit të murit mes SHBA-së dhe Meksikës.

Nuk është e pazakontë që presidenti ri të ndërmarrë veprime ekzekutive menjëherë pasi është betuar në detyrë, por vëllimi i urdhrave të menjëhershëm të Biden tregojnë sesa shpejt ka ndërmend Biden të merret me pandeminë e koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll