Bota

Nënshkroi 17 veprime ekzekutive! Joe Biden kalon ditën e parë si president, hedh poshtë urdhërat e Trump: S’ka kohë për

21 Janar 2021, 06:59 Nga DOSJA
Nënshkroi 17 veprime ekzekutive! Joe Biden kalon ditën e parë si

SHBA– Sot është shënuar dita e parë në detyrë e presidentit të ri të Amerikës, demokratit Joe Biden. Ky i fundit e ka nisur mandatin e tij 4-vjeçar duke firmosur një mori urdhrash ekzekutivë për pandeminë e koronavirusit, mjedisin, imiugracionin dhe etikën.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Biden nënshkroi 17 veprime ekzekutive – 15 do të jenë urdhra ekzekutivë, duke zhbërë kështu veprime të rëndësishme të marra nga administrata e Donald Trump, duke përfshirë ndalimin e ndalimit të udhëtimit nga vendet me shumicë myslimane dhe përfundimin e financimit të ndërtimit të murit mes SHBA-së dhe Meksikës.

Ai gjithashtu nënshkroi një urdhër që lejon Shtetet e Bashkuara të ribashkohen me marrëveshjen e klimës së Parisit dhe t’i japin fund përpjekjeve të administratës Trump për të përjashtuar emigrantët.

Sa i përket koronavirusit, presidenti nënshktroi urdhrin për të mandatuar mbajtjen e maskave dhe distancimin shoqëror. Ndërsa filloi të nënshkruante urdhërat, Biden, me maskë në fytyrë tha: Unë mendoj se disa nga gjërat që ne do të bëjmë janë të guximshme dhe jetësore, dhe nuk ka kohë për humbur ndaj duhet filluar sot.

Nuk është e pazakontë që presidenti ri të ndërmarrë veprime ekzekutive menjëherë pasi është betuar në detyrë, por vëllimi i urdhrave të menjëhershëm të Biden tregojnë sesa shpejt ka ndërmend Biden të merret me pandeminë e koronavirusit. 

Ndërkohë që në horizont është gjyqi i dytë i fajësimit për Trump. Edhe pse demokratët kanë një shumicë votash në Senat, ata ende përballen me pengesa për t’i kaluar ligjet dhe vendimet. Kjo sepse rregullat e Senatit kërkojnë 60 vota.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll