Bota

Kina vendos sanksione ndaj 27 zyrtarëve amerikan, përfshirë dhe Mike Pompeo

21 Janar 2021, 07:34 Nga DOSJA
Kina vendos sanksione ndaj 27 zyrtarëve amerikan, përfshirë dhe

SHBA-Qeveria në Kinë ka vendosur sanksione ndaj ish-sekretarit të shtetit Mike Pompeo dhe 27 zyrtarëve amerikanë, vetëm disa orë pasi Joe Biden është inauguruar si president i ri i Amerikës. Lajmi është konfirmuar në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtëm të Kinës, ku thuhet se për gjashtë vite këta politikanë kanë ndërhyrë në punë të brendshme të Kinës dhe kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë viteve të fundit, disa politikanë anti-Kinës në Shtetet e Bashkuara, nga interesat e tyre egoiste politike dhe paragjykimi dhe urrejtja ndaj Kinës dhe duke mos treguar asnjë interes për interesat e popullit Kinez dhe Amerikan, kanë planifikuar, promovuar dhe ekzekutuar një një seri lëvizjesh që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, minojnë interesat e Kinës, ofenduan popullin Kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SH.B.A,”-thuhet në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Po ashtu sanksione janë vendosur ndaj Peter Navarro, Robert O’Brien, David Stilwell, Mattheë Pottinger, Alex Azar, Keith Krach dhe Kelly Craft nga administrata Trump si dhe John Bolton dhe Stephen Bannon.

Këtyre individëve dhe anëtarëve të tyre të familjes së ngushtë u ndalohet hyrja në territorin kontinent, Hong Kong dhe Makao të Kinës. Ata dhe kompanitë dhe institucionet e lidhura me ta janë gjithashtu të kufizuar për të bërë biznes me Kinën“-thuhet në njoftim.

Masa erdhi pasi një Komision Ekzekutiv i Kongresit të SHBA.-së për Kinën, tha se vendi ka kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocid kundër Ujgurëve dhe komuniteteve të tjera të pakicave myslimane në provincën perëndimore Xinjiang. Marrëdhëniet kinezo-amerikane janë përkeqësuar, pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine kine shba shba kine kine shba shba

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 23:23

Presidenti Biden nënshkruan tre dokumentat e para

SHBA- Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij ...