Aktualitet

As Ministria nuk di DETAJE! Reagimi zyrtar për vdekjen e ushtarit në Afganistan: Po hetojmë rrethanat

20 Janar 2021, 09:43 Nga DOSJA
As Ministria nuk di DETAJE! Reagimi zyrtar për vdekjen e ushtarit në

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për herë të parë pas lajmit të vdekjes së ushtarakut shqiptar, Xh.Iljazi. Sipas Ministrisë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, i cili ishte dërguar me mision, por për të kanë nisur hetimet. Ndërkohë që u shprehin ngushëllimet familjarëve, Ministria nuk jep detaje se kur do të kthehet në atdhe trupi i majorit. 

NJOFTIMI ZYRTAR: 

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.  Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

Ngjarja sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka ndodhur në 22:40, me orën lokale në Afganistan por nuk japin detaje lidhur me shkakun.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes ushtari shqiptar ne afganistan vdes xh. iljazi vdes ushtari shqiptar ne afganistan vdes xh. iljazi

Sondazh

Poll