Aktualitet

Kanosi me armë pronarin e lokalit në Babrru, policia arreston 39-vjeçarin (EMRI)

20 Janar 2021, 08:40 Nga DOSJA
Kanosi me armë pronarin e lokalit në Babrru, policia arreston

TIRANË– Sokol Tanushi, është 39 vjeçari i cili është arrestuar nga policia e shtetit pasi ditën e djeshme kanosi me armë pronarin e një lokali në Babrru. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një lokal në Babrru, ku Tanushi ka qënë nën efektin e alkoolit dhe  ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë, në ambientet e lokalit të tij pronarin e lokalit, por për fat të mirë është neutralizuar nga personat që kanë qenë në lokal që i kanë hequr armën e zjarrit nga dora. Arma e Tanushit është marrë dhe fshehur nga Artan Kërnaja i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast. Si rezultat, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 38 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 39 vjeç, pasi në Babrru ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll. Gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale K. V., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan kernaja sokol tanushi artan kernaja sokol tanushi

Sondazh

Poll