Aktualitet

Situata në Shkodër pas përmbytjeve, Bashkia bën njoftimin: 1038 Ha tokë nën ujë, rruga për Obot e bllokuar, lumi Drin vi

20 Janar 2021, 08:27 Nga DOSJA
Situata në Shkodër pas përmbytjeve, Bashkia bën njoftimin:

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet zona pas përmbytjeve të disa ditëve më parë. Aktualisht janë 1038 sipërfaqe toke që ndodhen nën ujë pas përmbytjeve. Kjo ka bërë që rruga për Obot ende të jetë e bllokuar dhe kalimi të bëhej vetëm me mjetet e larta. Ujësjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit ndërsa UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë.

Lumi Drin vijon ende gërryerjen në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Njoftimi i plotë i Bashkia Shkodër:

Siperfaqe totale e përmbytur 1038 Ha

1. Tokë e pakultivuar 298 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha

3. Grurë 35 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 720 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 160 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha

Grurë 25 HaNj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 130 HaForagjere të dyta, jonxhe 160HaGrurë 10 HaNj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, kryesisht në fshatin Baks i Ri.Tokë e pakultivuar 5 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 5 Ha

Nj.A.BërdicëVazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)Tokë e pakultivuar 3 HaForagjere të dyta, jonxhe 5 Ha

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër bashkia shkodër

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 07:11

Titujt e portaleve, 20 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al dhe Balkanweb kanë si lajm të parë vdekjen e ushtarit shqiptar në Afgani...