U la në ‘hije’, por dora vrasëse s’e harroi/ Biznesmeni turk u ekzekutua pas konfliktit për kredinë 75 mil
20 Janar 2021, 08:04Nga DOSJA
Në vitin 2012, në Stamboll ekzkeutohet biznesmeni turk Omer Satin. Në Shqipëri, ai ishte bashkëpronar i kompanisë “BT International Engineering Services Limited & Arun Construction Joint Stock Company SHA”. Ai posedonte 40 % të aksioneve. Ortaku i dytë po me 40 % rezulton RezartTaçi. 20 % posedoheshin nga dy shtetas të tjerë turq.
Mediat turke raportuan në atë kohë se një prej pistave të hetimit ishin konfliktet me aksionerët në Shqipëri. Për krimin u arrestuan 4 persona me kombësi turke. Ata pranuan autorësinë dhe dëshmuan se ngjarja lidhej me një borxh të pakthyer nga viktima Satin. Askush nuk u thellua në faktin se biznesmeni turk është ndërmjetësi mes azerëve, Rezart Taçit dhe bankës Credins për marrjen e kredisë 75 milionë euro. Për herë të parë, Top Story zbardh dëshminë e Taçit për rolin e shtetasit turk.
“Në momentin e lëvrimit të kredisë nuk ka pasur asnjë lloj kontrate midis shoqërisë “AMRA” dhe “bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit’ dhe personi që ka ndikuar për lëvrimin e kësaj shume ka qenë shtetasi turk Omer Satin” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Qartazi Taçi ka pranuar se për kredinë është ndjekur një rrugë e pazakontë. Është thuajse e pamundur të operohet pa nënshkruar kontratë nga bankat para lëvrimit të kredisë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për shuma dhjetra miliona euro si në rastin konkret.
“U vra në këtë periudhë, edhe ai nuk jeton më, ra ndërmjetësi që mundësoi ardhjen e azerëve”u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Marrë nga Top Story
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Arratisja e vrasësve të Artan Santos në fshatrat mes Krujës, Kurbinit dhe Lezhës ishte një piknisje e rëndësishme për të përqendruar operacionin policor. Në kët...
LEZHË– Mbrëmjen e djeshme Shëngjini u trondit nga dy shpërthime të forta që nuk u mësuan se nga ardhën dhe çfarë ndodhi. Rreth orës 20:00 të mbrëmje...
Gazetari Artan Hoxha jep indicie për një prej personve të dyshuar si ekzekutor.“Personi që ka bërë qitjen me informacionin që kam unë, më pas është rrëmbyer dhe...
GJIROKASTËR-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës. Dosja.al mëson se një automjet është përplasur me pjesën e përparme të një...
VLORË– Arrestohet një nga skafistët që tentoi të tafikonte drejt Italisë 55 emigrantët sirianë. Policia e Shtetit ka prangosur 26-vjeçarin Emiljano ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al dhe Balkanweb kanë si lajm të parë vdekjen e ushtarit shqiptar në Afgani...
Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian. Të dhënat u publikua...
POGRADEC– Sërish tërmet në Shqipëri! Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në mes të Elbasanit dhe Pogradecit.Instituti i Gjeos...