Aktualitet

Erdhi nga deti apo qielli? Ç’ndodhi mbrëmë në Shëngjin, misteri i madh i shpërthimeve që terrorizuan banorët (TEORITË

20 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA
Erdhi nga deti apo qielli? Ç’ndodhi mbrëmë në

LEZHË– Mbrëmjen e djeshme Shëngjini u trondit nga dy shpërthime të forta që nuk u mësuan se nga ardhën dhe çfarë ndodhi. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes banorët dëgjuan shpërthimet e njëpasnjëshme dhe menjëherë telefonuan Policinë e Shtetit.

Të alarmuar për ndonjë atentat, të cilët janë kthyer në ‘stil’, nxituan për të zbritur në Shëngjin, por nuk gjetën asgjë veç banorëve të ndarë në dy “kampe”. 

Disa pretendojnë se shpërthimet erdhën nga ajri, të tjerët thanë nga deti, ndërsa shprehnin shqetësimin për ndonjë cunami. Fillimisht u kontrolluan me urgjencë cisternat por rezuluan se nuk kishin asnjë problem. 

Dyshohet se zhurma mund të jetë shkaktuar nga ndonjë avion që ka kaluar pranë banesave, ndonjë shpërthim në gurore, por edhe pista e peshkimit me dinamit nuk përjashtohet. Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar nga Policia e Shtetit për të verifikuar çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dy shperthime ne lezhe lezhe dy shperthime ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 07:11

Titujt e portaleve, 20 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al dhe Balkanweb kanë si lajm të parë vdekjen e ushtarit shqiptar në Afgani...