Aktualitet

55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet një nga skafistët, për 2 mijë$ tentoi t’i trafikonte drejt Italisë me gom

20 Janar 2021, 07:34 Nga DOSJA
55 klandestinët e kapur në Vlorë, arrestohet një nga

VLORË– Arrestohet një nga skafistët që tentoi të tafikonte drejt Italisë 55 emigrantët sirianë. Policia e Shtetit ka prangosur 26-vjeçarin Emiljano Likaj, i cili dyshohet se kishte rolin e skafistit, ndërkohë që në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e tij. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë. Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Disa javë më parë, një gomone me 55 emigrantë në bord u shpëtua në mesnatë nga roja bregdetare shqiptare dhe italiane afër grykëderdhjes së lumit Vjosa. Sipas dëshmive të emigrantëve, gomonia u ça nga dallgët dhe për pasojë një pjesë e tyre, kryesisht nga Siria, Irani dhe Egjypti, morën djegie në lëkurë në pjesë të trupit nga benzina që përplasej nga presioni dallgëve.

Emigrantët kanë dëshmuar se paguan nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë tek skafistët, që u kishin premtuar se do t’i dërgonin në Itali me jaht. Duke përfituar nga errësira dhe ‘rrëmuja’ e shkaktuar, trafikatët e tyre janë larguar dhe ende nuk janë prangosur nga ana e Policisë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet emiljano likaj emiljano likaj klandestinet ne shqiperi policia e shtetit arrestohet emiljano likaj emiljano likaj klandestinet ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 07:11

Titujt e portaleve, 20 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al dhe Balkanweb kanë si lajm të parë vdekjen e ushtarit shqiptar në Afgani...