Aktualitet

Ishte me mision në Afganistan, ndërron jetë ushtari shqiptar, Ministria e Mbrojtjes: S’dihen shkaqet! Peleshi: Ngushëllime

20 Janar 2021, 06:35 Nga DOSJA
Ishte me mision në Afganistan, ndërron jetë ushtari shqiptar,

AFGANISTAN– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar, i cili ishte me mision. Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur rreth orës lokale 22:40 në Afganistan, vend ku shqiptari ishte dërguar me mision.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ushtari shqiptar është Xhevahir Iljazi, 45 vjeç, me detyrë Major i Policisë Ushtarake.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila gjithashtu pretendon se nuk ka asnjë detaj lidhur me shkakun përse ka ndodhur ngjarja, ndërsa shton se për të kanë nisur hetimet. 

Ndër të tjera në deklaratën zyrtare, Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet familjes të të ndjerit por nuk japin asnjë detaj se kur trupi i tij do të sillet në Shqipëri për t’u prerë në banesën e fundit.

Ushtari që vdiq te martën, është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli, fill pas një prite në një fshat të Kandaharit. Ndërsa jo më larg se një vit më parë ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, teksa po stërviteshin major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes ushtari shqiptar ne afganistan vdes xhevahir iljazi xhevahir iljazi vdes ushtari shqiptar ne afganistan vdes xhevahir iljazi xhevahir iljazi

Sondazh

Poll