Aktualitet

Rihapet dosja ‘Santo’!/ Kush ‘foli’ më shumë seç duhet? Prokuroria e Tiranës kërkesë për çeljen e çësh

20 Janar 2021, 06:44 Nga DOSJA

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të rihapë një nga dosjet më të bujshme në Shqipëri, atë të vrasjes së bankierit Artan Santo. 

Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme  Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.  

“Hetimet disa vjeçare të kryera nga policia gjyqësore për çështjen rezulton se deri aktualisht nuk është arritur të sigurohen prova dhe fakte konkrete jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm lidhur me autorët e veprës penale prandaj është sugjeruar pezullimi i hetimeve,“-shkruhet në dokumentat e dosjes.  

Megjithatë nuk dihet pse është marrë vendimi për rihapjen e çështjes së Santos. Nuk dihet nëse janë siguruar elementë të rinj që mund të çojnë në kapjen e autorit apo ka ndonjë “të penduar” që më në fund ka vendosur që të tregojë gjithë çfarë ka ndodhur mëngjesin e 7 viteve më parë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan santo vrasja e artan santos artan santo vrasja e artan santos

Sondazh

Poll