Vrasja e Artan Santos, Hoxha thirrje SPAK: Ndajeni mendjen, do hetoni për çunat me Suzuki që ekzekutuan bankierin në mes të
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i kërkon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të vendosë njëherë e mirë, nëse ka kurajo të hetojë mbi vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje e ndodhur më 26 qershor të vitit 2014 dhe e cilësuar si një nga krimet më të bujshme në Shqipëri.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Hoxha shton se një muaj e gjysmë pasi SPAK shpluhurosi dosjen tashmë 7-vjeçare, nuk ka ende asnjë detaj për ‘çunat’ me motor “Suzuki V-Strom” të cilët ekzekutuan Santon.
Statusi i Artan Hoxhës
“Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur…SPAK mos u mendo shume. Jepi drejtim dosjes se 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo. Disa oficere me eksperience të Policise se Shtetit, gjate pranveres si vitit 2020, terhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur te ekzekutimit te bankierit Santo.
Pasi kryen nje sere veprimesh dhe ngriten 2-3 pista te reja per ngjarjen, vendosen qe në fillimin e dhjetorit 2020, tia dergonin Prokurorise Speciale SPAK. Prokuroret e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, qe deri tani nuk jane bere kurre nga prokuroria. Por nje muaj e gjysem me pas, SPAK ende nuk ka marre nje vendim çfare do beje me dosjen e nxehte, qe tashme i ka mbetur në dore. SPAK duhet të shprehet nese do ta marre persiper hetimin e kesaj dosje, apo do ta rikthejë serish në kartoteken e policise. Deri tani ky vendim, qe në fillim u duk mjaft i lehte dhe pati shume entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk eshte marre…
SPAK ka në dore te vendosë, nese ka kurajo të hetoje nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit, apo do te dorezohet per krimit te lidhur fort me korrupsionin shteteror dhe mafian politike…
Artan Hoxha ka shkruar edhe më herët në lidhje me vrasjen e bujshme, teksa shtonte se edhe atnetaroët e Santos, janë eliminuar për të fshehur gjurmët e krimit.
Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit. Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa Policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona. Pas gati 7 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Aksident në Milot, vdes 70-vjeçari që po kalonte rrugën
MILOT– Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksi...
Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, banesa në Lushnje përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht 84- vjeçari
LUSHNJE- Një banesë në Lushnje pasditen e sotme është përfshirë nga flakët.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se flakët kanë djegur banesën në lagjen “Kadri Qyst...
Tre fije floku/ Zbulohet kampioni i ADN-së që mund të fundosë të arrestuarit për vrasjen e Hekuran Billës, Sebastjan Mali
TIRANË– Tre fije floku mund të fundosin apo të lirojnë dajë e nip, Viktor Marku e Sebastian Mali që ndodhen pas hekurave për vrasjen e Hekuran Billës. Dosj...
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, momenti kur kalimtarët nxjerrin nga ‘Ford’-i dy të plagosurit
TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë e llojit...
Aksident në Kavajë, 83-vjeçari me motor përplaset me karrocën, plagoset dhe përfundon në spital
KAVAJË– Një person me inicialet S.M., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mesohet se i plagosuri p...
Me tre ‘alarmë të kuq’ nga Interpoli, si Dritan Rexhepi kërkoi lirinë një muaj më parë në Ekuador, u përfaqësua ng
TIRANË– Dritan Rexhepi alias Ioannis Dionysopoulos (emër grek) alias Lulzim Murataj (emër shqiptar) ka bërë tentativa që të lirohet nga burgu në Ekuador ku...
BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: Në 24 orët e fundit regjistrohen 6 viktima dhe 586 raste të reja me Co
TIRANË– 6 të vdekur dhe 586 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në për...
KESH: Prurjet në hidrocentrale në nivele optimale, po plotësojmë të gjitha nevojat për energji elektrike
TIRANË – Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, njofton se ka angazhuar të gjitha kapacitetet për të plotësuar nevojat për energji elektrikeMe anë...
Aksidenti tragjik në Rubik, e mbijetuara Violeta ‘fut në sherr’ familjarët për kujdestarinë e saj, vajza e Blerimit nga
ZVICËR– Violeta Avdiaj, e vogla që mbijetoi në aksidentin tragjik në Rubik ku humbi prindërit dhe vëllain, nuk di se në duart e kujt do ta kalojë jet...