Aktualitet

Tre fije floku/ Zbulohet kampioni i ADN-së që mund të fundosë të arrestuarit për vrasjen e Hekuran Billës, Sebastjan Mali

19 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA
Tre fije floku/ Zbulohet kampioni i ADN-së që mund të

TIRANË– Tre fije floku mund të fundosin apo të lirojnë dajë e nip, Viktor Marku e Sebastian Mali që ndodhen pas hekurave për vrasjen e Hekuran Billës. Dosja.al ka mësuar se në automjetin e llojit ‘Nissan Micra’ që kishte marrë me qira 23-vjeçari Mali, janë gjetur 3 fije floku.

Nga këto fije floku janë përfituar kampione AND-je që do të krahasohen me ato të dy të arrestuarve për atentatin e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit.

Nëse do të ketë ngjashmëri dhe përputhshmëri, atëherë fijete flokut do të jenë prova e pakundërshtueshme për autorësinë e vrasjes së Billës. Aktualisht pas hekurave për këtë vrasje është Viktor Marku, nipi i tij Sebastaian Mali, Gjekson Pusi dhe Adjola Lakra, e dashura e viktimës që dyshohet se u përdor si karrem nga atentatorët.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6’, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Në vitin 2006 Billa kishte ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

Pikërisht ky krim, dyshohet se solli edhe vrasjen e Billës nga familjarët e Markut, që pritën 14 vite për tu hakmarrë. Por pavarësisht akuzave të ngritura, Viktor Marku e ka mohuar autorësinë e krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa gjekson pusi hekuran billa sebastjan mali viktor marku ekzekutohet hekuran billa gjekson pusi hekuran billa sebastjan mali viktor marku

Sondazh

Poll