Aktualitet

Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, banesa në Lushnje përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht 84- vjeçari

19 Janar 2021, 17:46 Nga DOSJA
Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, banesa në Lushnje

LUSHNJE- Një banesë në Lushnje pasditen e sotme është përfshirë nga flakët.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se flakët kanë djegur banesën në lagjen “Kadri Qystri”, dhe shkak për këtë dyshohet se ka qenë një bombol gazi e cila përdorej për ngrohje.

Mësohet se në banesë jetonte vetëm 84- vjeçari, Hasan Sharka, i cili për fat të mirë ka shpëtuar mrekullisht, ndërkohë banesa është shkrumbuar totalisht.

Zjarri nuk është shpërndarë tek banesat e tjera, falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve. Sakaq, Sharka aktualisht po jeton tek të afërmit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa ne lushnje perfshihet nga flaket banesa ne lushnje perfshihet nga flaket

Sondazh

Poll