Art&Argëtim

“Ëngjëjt e Amerikës” nga Kumbaro thyen rekorde, qytetarët e Tiranës dynden drejt Ar’Turbina

1 Maj 2019, 17:41 Nga DOSJA
“Ëngjëjt e Amerikës” nga Kumbaro thyen rekorde,

TIRANË- Shfaqja shumë e debatuar e Teatrit Kombetar “Ëngjëjt e Amerikës” po tërheq vëmendjen e publikut kryeqytetas si rrallë herë. Në një kohë të shkurtër kjo shfaqje u shndërrua në temë bisede dhe nxiti debate të forta. Po ashtu kjo shfaqje ka thyer dhe rekorde në shitjet e biletave. Deri tani Kumbaro e ka vënë në skenë dy herë shfaqen, pasi publiku kryeqytetas e ka duatrokitur gjatë javës së kaluar.

Po ashtu rezervimet për shfaqet e kësaj jave kanë nisur dhe shumë prej biletave janë shitur. Ar’Trubina për dy shfaqet e radhës është e mbushur plot, ndërsa janë shitur dhe më shumë se  gjysmat e biletave për ditët në vijim. Ky është një rasti i rrallë që publiku të jetë kaq i interesuar për një shfaqe, pasi jo pak herë sallat kanë qenë dhe bosh.

Drama e Tony Kushner ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri shkaktoi një vale pohimesh dhe kundërshtimesh, pranim dhe kundërshtim. Por ajo çfarë tërheq më shumë vëmendjen është se skena shqiptare ofron një shfaqje që sot mund ta ndjekësh në të gjithë skenat më të rëndësishme teatrore të globit dhe publiku shqiptar po rend drejt saj me të njëjtin interes ashtu si kudo.

Me një performacë mbresëlënëse të aktorëve që gjallojnë personazhet e tyre me vërtetësi dhe forcë që të mban pezull duke nxitur veprim, emocion, të qeshura, dhimbje dhe dëshirën që kjo shfaqje të mos mbaroj asnjëherë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ar'trubina arben kumbaro ëngjëjt e amerikës laert vasili rekord shitjesh ne teater ar'trubina arben kumbaro ëngjëjt e amerikës laert vasili rekord shitjesh ne teater

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2019, 10:58

Xum Allushi imiton Ijen, i kthehet Bes Kallaku

TIRANË- Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, aktori i ri i humorit, Xum Allushi ka imituar Ijen duke mbledhur domate dhe kastraveca në serë, por B...