Art&Argëtim

+16/ Thyhet tabuja në teatër, Kumbaro prezanton puthjen e parë homoseksuale në skenë

1 Maj 2019, 14:18 Nga DOSJA
+16/ Thyhet tabuja në teatër, Kumbaro prezanton puthjen e parë

TIRANË- Në skenën e Ar’Trubina regjisori Arben Kumbaro ka sjellë në shfaqje e cila do hapë shumë debate. “Një vepër tejet mbresëlënëse, plot imagjinatë dhe intelekt, një shembull gjigand i asaj se çfarë mund të bëjë teatri kur shfrytëzohet deri në fund të potencialit të tij“, e quan Clifford A. Ridley.

Këtë shfaqe publiku arriti ta shijonte fundjavën e shkuar, e cila do të vihet në skenë dhe në datat 2-3-4-5. Por ku qëndron “problemi” me veprën “Engjëjt e Amerikës”?

Që në prezantimin e shfaqes dhe kur publiku ftohet për ta ndjekur, teatri në njoftimet e tij shkruan se ka përmbajtje eksplicide dhe publiku pranohet vetëm mbi 16 vjeç.

Teatri Kombëtar ka publikuar disa foto të puthjeve homoseksuale në skenë, dhe menjëherë kanë filluar komentet në rrjetet sociale. Shumë janë kundër kësaj shfaqje, pasi thonë se është herët që të luhet në Tiranë.

Aktorët që do thyejnë ketë tabu janë Laert Vasili dhe Donald Shehu, që kanë marrë përsipër për të bërë puthjen e parë homoseksuale në skenë. Regjisori Arben Kumbaro ka plotësuar kastin me aktorët: Genti Decka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri dhe Vasjan Lami.

Shfaqja deri tani ka korrur sukseset e para dhe tani pritet që debati për të të zgjerohet dhe më tej në hapësirë mediatike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ar turbina arben kumbaro donald shehu ëngjëjt e amerikës laert vasili luaiza xhuvani puthja ne teatrin kombetar ar turbina arben kumbaro donald shehu ëngjëjt e amerikës laert vasili luaiza xhuvani puthja ne teatrin kombetar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Maj 2019, 10:58

Xum Allushi imiton Ijen, i kthehet Bes Kallaku

TIRANË- Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, aktori i ri i humorit, Xum Allushi ka imituar Ijen duke mbledhur domate dhe kastraveca në serë, por B...