Art&Argëtim

Psikologia rreshtoi gabimet lidhur me Xhejson Baftin, reagon Alketa Vejsiu

1 Maj 2019, 09:32 Nga DOSJA
Psikologia rreshtoi gabimet lidhur me Xhejson Baftin, reagon Alketa Vejsiu

TIRANË– Nisma e Alketa Vejsiut për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit, Xhejson Bafti pati kundërshtime nga një pjesë e ndjekësve, nga Olti Curri por së fundmi edhe nga psikologia, Jeta Dedja e cila bëri bujë me shkrimin e  saj. Megjithatë nuk ka munguar një reagim nga Alketa Vejsiu!

Moderatorja ka bërë të qartë se ka edhe një mbështetje të gjërë të publikut, madje ka publikuar disa nga shkrimet që e mbështesin fort nismën e saj. Ndër të tjera një shkrim nga gazeta ‘Express’ që i është kundërvënë mendimeve që qarkullojnë së fundmi mbi misionin e Alketa Vejsiut, në ndihmë të Xhejson Baftit.

“Prandaj në këtë debat jam kundër puritanëve, psikologëve, moralistëve, fetarëve dhe kujdo që mbron versionin e fshehtësisë së bamirësisë”-është një pjesë që moderatorja ka shpërndarë nga shkrimi në gazetën ‘Express’.

Alketa e ka  shpërndarë dhe ka mbishkruar mbi foto: “Faleminderit shumë”.

Gjithashtu ajo ka ndarë dhe disa postime të tjera, duke bërë të qartë se shumë persona e mbështesin për mënyrën se si ajo veproi.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu olti curri psikologia reagon xhejson bafti alketa vejsiu olti curri psikologia reagon xhejson bafti

Sondazh

Poll